Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të egër të Europës: rrjedh e lirë, pa diga, nga malet e Pindit në Greqi deri në detin Adriatik. Në vitin 2023 Shqipëria e shpalli Park Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa, një nga parqet e para të këtij lloji në Europë.
Lumi krijon kanione të thella, burime natyrore dhe ujëvara, dhe mbështet një biodiversitet të rrallë, me shumë lloje të kërcënuara.
Çfarë mund të bësh
- Rafting: nëpër rrjedhjet dhe kanionet e Vjosës pranë Përmetit
- Kajak dhe packraft: në pjesët më të qeta
- Hiking: shtigje përgjatë luginës
- Fotografi: peisazhe të egra dhe dritë e bukur në mbrëmje
Si të shkosh
Përmeti ndodhet në jug të Shqipërisë, rreth 4 orë me makinë nga Tirana. Ne organizojmë rafting-un; transportin dhe akomodimin të ndihmojmë t'i gjesh.
Kur të vish
Pranvera dhe vera janë stinët më të mira për rafting dhe për të shijuar luginën.