Rezervo
#1001aventura: rafting në Drinin e Zi me grupin "Escape With Me" (10 prill 2022)
13 prill 2022

#1001aventura: rafting në Drinin e Zi me grupin "Escape With Me" (10 prill 2022)

Shi, borë dhe lumi në maksimum — sfida më e bukur për grupin "Escape With Me".

Një ditë me shi, borë dhe lumin të fryrë në maksimum ishte sfida më e bukur për grupin "Escape With Me", që shijoi një aventurë të paharrueshme.

Profesionalizmi, cilësia dhe siguria në radhë të parë janë pika e nisjes së çdo aventure! Pasi e pajisi gjithë grupin me pajisje të certifikuara sipas standardeve të BE-së dhe dha një shpjegim të shkurtër për udhëtimin dhe udhëzimet e raftingut, Black Drin Adventure u zhyt në ujërat e shpejta të Drinit të Zi, plot adrenalinë dhe bukuri natyrore.

Jo vetëm rafting

Black Drin Adventure të shoqëron me guidat e saj edhe në tubing në lumë, në ngjitje drejt majave më të larta, në ecje malore dhe lumore, në udhëtime me biçikletë, via ferrata të sigurt, eksplorim shpellash, udhëtime historiko-kulturore, ekskursione, bumper ball etj.

Mirë se vini në #1001aventura që mbeten gjatë në kujtesë!

Kthehu te blogu

Ngjitu sipër