Një fundjavë e plotë aventure nga Tirana ose nga aeroporti. Të marrim, të çojmë në Dibër përmes Rrugës së Arbrit, bëjmë rafting në Drinin e Zi dhe të kthejmë pas një nate të qetë në hotel.
Programi
Dita 1
- Nisja nga Tirana ose aeroporti përmes Rrugës së Arbrit
- Ndalesë te Vajkali, pranë Bulqizës, vendi i betejës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut
- Akomodimi në hotel 3–4 yje në Dibër
Dita 2
- Rafting në Drinin e Zi nga Ura e Topojanit deri në Luzni: Rrjedhjet e Gradecit, Kanioni i Gjelbër dhe Kanioni i Fluturave
- Një gotë "Eliksir Dibra" ose raki në Kanionin e Fluturave
- Kthimi në Tiranë ose në aeroport
Rendi i ditëve mund të ndryshojë sipas orarit të nisjeve.
Mirë të dish
- Grupi minimal: 8 persona
- Darka nuk përfshihet; mund ta rezervojmë në një restorant me ushqim tradicional dibran
- Foto dhe video: 35 euro








