Ura e Vashës është një urë guri rreth 300-vjeçare mbi lumin Mat, mes Klosit dhe Gurit të Bardhë. Vetë rruga deri atje, Rruga e Arbrit, është pjesë e udhëtimit, me histori dhe fshatra me shtëpi guri.
Dy mënyra
- Ecje e lehtë: trekking i shkurtër deri te ura, ideal për familje
- Biçikletë: zbritje (downhill) drejt luginës së Matit
Programi
- Nisja nga Tirana përmes Rrugës së Arbrit, me tregime për historinë e krahinës
- Ecje ose biçikletë deri te Ura e Vashës
- Kohë për foto, not në verë dhe pushim
- Kthimi në Tiranë
Mirë të dish
- Grupi: deri në 8 persona
- Çmimi: 25–65 euro për person, sipas opsionit
- Foto dhe video: 35 euro