Black Drin Adventure në bashkëpunim me Albes Cruises prezanton Dibrën në Panairin Ndërkombëtar me të madh të Turizmit

Black Drin Adventure në bashkëpunim me Albes Cruises prezanton Dibrën në Panairin Ndërkombëtar me të madh të Turizmit

Panairi ndërkombëtar i turizmit, Fitur, i cili zhvillohet çdo vit në qendrën e panairit Ifema të Madridit, është bërë një nga panairet më të mëdha të turizmit në mbarë botën dhe nr. 1 në Gadishullin Iberik.

Në të ashtuquajturat pavionet kombëtare, veçoritë e rajoneve u prezantohen vizitorëve të panairit, kryesisht të përbërë nga vendimmarrës në industrinë e turizmit, si agjencitë turistike dhe shoqatat turistike.

Panairi konsiderohet gjithashtu si porta më e rëndësishme për në tregun e Amerikës Latine. Në tërësi, ngjarja shërben si një platformë globale komunikimi për të zhvilluar strategji të ardhshme duke marrë parasysh ndryshimet në kërkesën e konsumatorëve dhe për të promovuar në përgjithësi biznesin turistik.

 

Jemi të lumtur që prezantuam zonën tonë shumë kompanive të mëdha të turizmit. Shpresojmë që ky vit të sjell sa më shumë turist të huaj që vizitojnë Dibrën.